Pekin, rekrutohen punonjës të huaj për Olimpiadën Dimërore

2017-03-20 09:46:09 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit ka nisur rekrutimin e punonjësve nga bota. Kjo bëhet e ditur në një deklaratë të Komitetit publikuar të hënën.

Kjo fazë e rekrutimit përfshin 22 vende pune në 21 disiplina dhe 10 vende për punonjës nga vende të ndryshme, duke përfshirë fushat e projektimit, administrimin e pallateve e stadiumeve, marketingun, medien, financën, ligjin dhe përkthimin. Regjistrimi do të kryhet nëpërmjet uebsajtit www.beijing2022.cn dhe provimet me shkrim dhe intervista do të zhvillohen gjatë pmuajve prill dhe maj të këtij viti.

Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit do të krijojë një bazë të dhënash për talentet, duke ruajtur të gjitha të dhënat e të regjistruarve, në mënyrë që aplikuesit të cilët nuk e kalojnë fazën e parë të përzgjedhjes, mund të riaplikojnë për një vend pune në të ardhmen në strukturat e ofruara.

Komiteti organizativ ka hartuar dhe planin e përgatitjes së të rekrutuarve, të cilët duhet të plotësojnë jo vetëm kërkesat e Olimpiadës, por do të shërbejnë si " elemente të çmuar" për burimet njerëzore, pas Olimpiadës. Sipas këtij plani, krahas përgatitjeve për Olimpiadën, komiteti organizativ do t'i ndihmojë talentet e përzgjedhur për punësim edhe pas Olimpiadës.

Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike të Pekinit përgjigjet për organizimin e koordinimin e punëve përgatitore dhe zhvillimin e Lojërave Olimpike Dimërore 2022 si dhe atyre Paralimpike. Aktualisht ky komitet ka 9 sektorë e 2 qendra të funksionimit, me një staf prej punonjësish. (Wang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore