Yinchuan: Përurohet Baza e Shërbimit spitalor online

2017-03-20 09:14:54 CRI Komenti juaj Printoni

U përurua të dielën në qytetin veriperëndimor të Kinës, Yinchuan baza e shërbimit spitalor nëpërmjet internetit, e para në vend. Gjatë ceremonisë, 15 institucione kombëtare të shërbimit mjekësor online nënshkruan kontratat e bashkëpunimit me qeverisjen lokale të Yinchuanit.

Këto së bashku me dy shërbime të tjera mjekësore e kanë çuar në 17 numrin e përgjithshëm të spitaleve online, në përbërje të të cilëve janë qindra mijëra mjekë nga institucionet më të mira të vendit, që ofrojnë shërbimet e tyre përmes internetit.

Nevojitet kohë për lehtësimin e gjendjes së shërbimeve mjekësore në veriperëndim të Kinës dhe për të lehtësuar nivelin e varfërisë, për banorët e varfëruar për shkak të sëmundjeve.

Yinchuan është qyteti i parë në Kinë që po zbaton shërbimin spitalor online, nëpërmjet sistemit të mbikqyrjes dhe menaxhimit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore