G20-a rithekson shtimin e bashkëpunimin ekonomik global

2017-03-19 11:00:19 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G20-s nënvizuan shtimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar të botës dhe përdorimin e të gjitha mjeteve të politikës monetare, fiskale dhe reformat strukturore, për të realizuar rritje të fuqishme, të vazhdueshme dhe të balancuar të ekonomisë dhe financave globale.

Zyrtarët e financave të G20-s përfunduan të shtunën takimin e tyre në Baden-Baden të Gjermanisë. Pjesëmarrësit nënvizuan se ekonomia botërore vazhdon të mëkëmbet, por rritja e saj nuk është e mjaftueshme dhe ka rrezik rënieje.

Në këtë mbledhje, janë rideklaruar një sërë premtimesh të bëra në samitin e vjetshëm në Hangzhou të Kinës Lindore, duke pasur përparime pozitive në disa tema kryesore.

Kjo është mbledhja e parë e ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore, pasi Gjermania mori kryesinë e radhës së G20-s. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore