Trump-i, thirrje vendeve të NATO të paguajnë detyrimet e tyre për mbrojtjen

2017-03-18 10:20:13 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump përsëriti të premten mbështetjen e tij për NATO-n, ndërsa u bëri thirrje anëtarëve të saj që të "paguajnë pjesën e tyre të drejtë të kostove të mbrojtjes."

"Shumë vende kanë borxhe të mëdha ndër vite dhe kjo është shumë e padrejtë kundrejt Shteteve të Bashkuara. Këta kombe duhet të paguajnë atë që detyrohen," tha Trump gjatë një konference të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel që zhvillon një vizitë zyrtare në Uashington.

Trump-i e falënderoi Merkelin për përkushtimin e Gjermanisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes. Berlini është zotuar se do të punojë në drejtim të rritjes në të paktën dy për qind të GDP-së të shpenzimeve për mbrojtjen.

Në një intervistë në janar me mediat europiane, Trump tha se NATO-ja ishte "vjetërsuar," ndërsa kritikoi anëtarë të ndryshëm të bllokut se nuk kanë paguar detyrimet e tyre. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore