Rusia nuk do të bëjë pazare me Perëndimin për Krimenë

2017-03-17 10:01:29 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i shtypit i presidentit rus Dmitri Peskov u shpreh të enjten se Rusia nuk do të bëjë pazare me Perëndimin për çeshtjen e Krimesë, në shkëmbim të heqjes së sanksioneve.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me zhvillimin edhe një herë apo jo nga Rusia të referendumit në Krime për të kërkuar heqjen e sanksioneve perëndimore, Dmitri Peskov tha se kjo është e pamundur.

Të martën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer duke u ndalur te çeshtja e Krimesë tha se presidenti amerikan Donald Trump shpreson në marrëdhënie të mira me Rusinë, por pret që pala ruse të ulë tensionet e konfliktit të armatosur në rajonin lindor të Ukrainës dhe t'ia kthejë Ukrainës Krimenë. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore