Mbretëresha Elisabeth nënshkruan Brexit-in

2017-03-17 10:00:26 CRI Komenti juaj Printoni

Mbretëresha Elisabeth nënshkroi projekt-ligjin për daljen e Britanisë nga BE-ja (Brexit), duke i dhënë kryeministres Theresa May autoritetin ligjor të nisë bisedimet për Brexit-in.

Projekt-ligji kaloi të hënën nga Parlamenti britanik dhe nënshkrimi nga ana e Mbretëreshës ishte e vetmja pengesë për kryeministren May, para se të njoftojë Brukselin për qëllimin e Britanisë për shkëputje nga Unioni.

Tashmë kryeministrja May pret të diskutojë Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, i cili përcakton procedurën e largimit nga Unioni të një vendi anëtar, deri në fund të këtij muaji.

Një proces dyvjeçar pritet të fillojë për Britaninë, me nisjen e bisedimeve për marrëdhëniet e reja me BE-në, pas diskutimit të Nenit 50. Britania e Madhe do të jetë i pari vend anëtar që shkëputet nga Bashkimi Europian. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore