Xi Jinping dhe Merkel bisedë telefonike

2017-03-17 09:37:32 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping gjatë një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel vuri në dukje se ky është viti i 45 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Ai theksoi gatishmërinë që bashkë me palën gjermane të nxitin partneritetin strategjik. "Kina dhe Gjermania si ekonomi të rëndësishme globale dhe përkrahëse të vendosura të globalizimit, kanë përgjegjesi të nxisin palët e ndryshme për krijimin e një ekonomie të hapur, të mbrojnë rregullat e tregtisë shumëpalëshe, efektivitetin dhe autoritetin institucional" theksoi kreu kinez i shtetit.

Duke u ndalur te integrimi europian Xi Jinping theksoi se Kina e përkrah atë dhe së bashku me BE-në duhet të shtojnë përpjekjet për partneritet të paqes, rritjes, reformës dhe qytetërimit, me synim krijimin e një bote paqesore, të hapur, tolerante dhe të begatë.

Nga ana e saj kancelarja Merkel theksoi se aktualisht marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Kinës janë zhvilluar mirë. Ajo vlerësoi fjalimin e rëndësishëm që presidenti Xi Jinping mbajti në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, vlerësoi nismën "Një brez, një rrugë" dhe e falenderoi palën kineze për përkrahjen në organizimin e Samitit të Hamburgut të liderëve të G 20-s. Ajo shprehu gatishmërinë e palës gjermane për kontakte të ngushta të nivelit të lartë me palën kineze për ngritjen e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe në partneritet stategjik. (Du)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore