Holandë: Exit poll-Partia Liberale kryeson zgjedhjet

2017-03-16 10:12:49 CRI Komenti juaj Printoni

Partia liberale e kryeministrit holandez, Mark Rutte u rendit në krye të zgjedhjeve legjislative që u zhvilluan të mërkurën, duke mundur rivalin e ekstremit të djathtë, Geert Wilders, sipas sondazheve të dala nga qendrat e votimit. Sipas Anketave të pasvotimit (Exit poll), Partia a djathtë tradicionale "Partia Popullore për Liri dhe Demokraci"(VVD) e udhëhequr nga kryeministri Mark Rutte renditet në vendin e parë, me 31 nga 150 vendet e parlamentit, ndërsa partia e të djathtës ekstreme (PPV) e drejtuar nga Geert Wilders mori vetëm 19 vende.

Zgjedhjet në Holandë u cilësuan si prova e parë e ndikimit të populizmit dhe të djathtës ekstreme në Europë. Partia e ekstremit të djathtë me politikën e saj anti-islamike, anti-emingrantëve dhe anti BE-së nuk arriti të marrë mbështetjen e popullit, por ka fituar 4 vende më shumë në legjislativ dhe ndikimi i saj nuk duhet injoruar.

Komisioni i Zgjedhjeve do të njoftojë zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve më 21 mars.

Mrekulli
Lajmet Kryesore