Vendet e TPP-së synojnë të vazhdojnë integrimin pas tërheqjes së ShBA-së

2017-03-16 10:11:31 CRI Komenti juaj Printoni

11 vendet e mbetura anëtare të Partneritetit të Trans-Paqësorit (TPP) janë angazhuar për t'i mbajtur tregjet të hapura për njëri-tjetrin, pas një takimi mes tyre në Kili.

Ministri i Jashtëm kilian Heraldo Munjoz thotë se ata janë të lumtur me rezultatet e takimit:

"Sot, ajo ndryshoi dhe pushoi së qeni TPP, pasi ShBA-ja vendosi të tërhiqet. Megjithatë, ministrat kanë vendosur të vazhdojnë procesin e konsultimeve për të ruajtur atë që është e rëndësishme, thelbin e marrëveshjes, dhe ne i kemi informuar ata për marrëveshjen, që besojmë se është një hap shumë i rëndësishëm," u shpreh Munjoz.

TPP-ja u shpërbë praktikisht kur presidenti amerikan Donald Trump vendosi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara prej saj.

Vendet e tjera nënshkruese të TPP-së thonë se planikojnë të takohen përsëri në maj në samitin vjetor të APEC-ut, që do të zhvillohet në Vietnam.

Mrekulli
Lajmet Kryesore