Kryeministri Li, Kina nuk kërkon luftë tregtare me ShBA-në

2017-03-15 11:59:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kina nuk kërkon një luftë tregtare midis dy ekonomive kryesore të botës, tha të mërkurën kryeministri kinez Li Keqiang.

"Kjo nuk do ta bënte tregtinë më të ndershme," tha Li duke folur para gazetarëve në fund të sesionit vjetor parlamentar të Kinës.

Nëse do të ketë një luftë tregtare, së pari kompanitë e huaja dhe veçanërisht ato amerikane do të ndiejnë pasojat, tha Li, duke cituar një artikull të rëndësishëm të shkruar nga një thinktank i rëndësishëm ndërkombëtar.

"Pavarësisht problemeve që hasen në marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, ne shpresojmë se kjo marrëdhënie do të shkojë përpara në drejtimin e duhur," tha Li.

Sipas tij, Kina beson se popujt e të dy vendeve kanë mençurinë e duhur për t' trajtuar drejt mosmarrëveshjet, ndërsa shtoi se "ka nevojë dhe shumë kushte për ne për të vazhduar shtrirjen e interesave tona të përbashkët." (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore