2017-03-15 11:18:54 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri kinez Li Keqiang thotë se "politika e një Kinë" është baza e marrëdhënieve Kinë-ShBA.
Gjatë një konference për shtyp pas përfundimit të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Li vuri në dukje:
"Z. Trump dhe zyrtarë të lartë të administratës së re kanë deklaruar në mënyrë të qartë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndjekin politikë e 'Një Kine'. Kjo politikë përbën themelin e marrëdhënieve të shëndetshme kino-amerikane."
Kryeministri kinez ripohoi nevojën për konsultime shumëpalëshe, pasi Kina dhe ShBA-ja kanë pikëpamje të ndryshme për çështje të tilla si punësimi dhe kursi i këmbimit.
Li Keqiang u shpreh gjithashtu se diplomatët e të dy vendeve po komunikojnë me njëri-tjetrin lidhur me takimin e parë të drejtpërdrejtë ndërmjet presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Donald Trump.