2017-03-15 10:32:36 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Parlamenti kinez miratoi ndryshimet e reja të propozuar për Ligjin e ri Civil.
Duke folur në mbyllje të sesionit vjetor parlamentar, kreu i Komitit Kombëtar të Asamblesë Popullore, Zhang Dejiang, tha se vendosja e shtetit të së drejtës ka një rëndësi të veçantë për Kinën.
"Duke iu përshtatur gjendjes dhe kërkesave të reja, dispozitat e përgjithshme të Ligjit Civil paraqesin plotësisht parimet themelore dhe rregullat e përgjithshme bazë të ligjeve civile, si dhe një themel të fortë për zhvillimin e Kodit Civil."
Dokumentet tjera të miratuara në seancën e mbylljes së Asamblesë Kombëtare Popullore përfshijnë raportin e punës të qeverisë.
Mbyllja e Asamblesë, shënon fundin e sesioneve vjetore politike në Pekin. (Leftion Peristeri)