Zyrtarët: Kina vazhdon përmirësimin e cilësisë së mallrave

2017-03-15 09:42:02 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze të kontrollit të cilësisë të mallrave të konsumit kanë përditësuar planet për të përmirësuar cilësinë e mallrave dhe të shërbimeve këtë vit.

Sun Dawei, është drejtori i përgjithshëm i Administratës së Përgjithshme të Mbikëqyrjes së Cilësisë, Inspektimit dhe Karantinës:

"Në hapin e radhës, ne do të bëjmë përpjekje të përbashkëta me departamentet për zgjerimin e qëllimeve të zbatueshme të udhëzimit të cilësisë së produkteve, përmirësimin e platformës së shërbimit publik, dhe rritjen e mbikëqyrjes për produktet dhe prodhuesit në listën e mallrave të cilësisë së lartë ".

Zyrtarët e inspektimit thonë se një nga fushat kryesore të këtij viti do të jetë shqyrtimi i eksporteve ushqimore kineze. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore