Vëzhguesit ndërkombëtarë vlerësojnë arritjet e Kinës në uljen e varfërisë

2017-03-15 09:35:42 CRI Komenti juaj Printoni

Vëzhguesit ndërkombëtarë që ndoqën sesionet vjetore politike të Kinës janë shprehur se në fokus të tyre ka qenë përmirësimi i mirëqenies së popullit.

Komentatori i "Russia Today", Dmitry Kosirev tha se hapat e ndërmarrë për zhdukjen e varfërisë në Kinë mund të përdoren si udhërrëfyese dhe për vende të tjera të botës.

"Edhe Rusia përballet me problemin e varfërisë. Aktualisht Rusia po del nga kriza e shkaktuar nga sanksionet perëndimore dhe treguesi i varfërisë ka shënuar një rritje të lehtë në këtë periudhë. Në këtë drejtim ne mund të mësojmë nga Kina" tha analisti rus.

Qeveria kineze ka vendosur objektivin për të tejkaluar nivelin e varfërisë në të gjithë vendin, deri në vitin 2020. Vlerësohet se në Kinë, rreth 60 milion vetë fitojnë më pak se 3 mijë juan në vit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore