Komisioni Europian i gatshëm për bisedimet e Brexit-it

2017-03-15 09:25:38 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian shprehu gatishmërinë për fillimin e bisedimeve me Mbretërinë e Bashkuar, për shkëputjen e saj nga BE-ja. Në të njejtën kohë, zëdhënësi i Komisionit Alexander Winterstein, nuk komentoi opinionin se Skocia mund të marrë anëtarësinë e Britanisë në BE, nëse arrin të shkëputet nga Mbretëria e Bashkuar.

"Kjo pyetje është interesante dhe hipotetike. Mendoj se ka shumë akademikë, juristë, analistë dhe njerëz shumë më të zgjuar se unë të cilët mund të mendojnë një skenar të tillë. E vetmja gjë që unë di është se po presim nisjen e procesit të bisedimeve midis Bashkimit Europian dhe qeverisë së Madhërisë së saj", tha zëdhënësi i KE-së.

Ministrja e parë e Skocisë Nicola Sturgeon paraqiti qëllimet për një referendum për pavarësinë e vendit, para përfundimit të Brexit-it. Një shumicë skocezësh votuan pro qëndrimit në BE, gjatë referendumit të Brexit-it, por kjo u dominua nga mbështetja e Brexit në Britani dhe Uells. Shumë analistë janë të mendimit se përfitimet që Skocia ka fituar si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar nga votuesit europianë, do të bindin votuesit skocezë të mbeten pjesë e saj gjatë referendumit për pavarësi. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore