Ekspertët: Kina të rritë transparencën në sistemin gjyqësor

2017-03-14 08:57:58 CRI Komenti juaj Printoni

(Zhou Qiang, kreu i Gjykatës së lartë)

Ekspertët ligjore në Kinë kanë vlerësuar raportin e punës së prezantuar nga Gjykata e Lartë Popullore gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare Popullore. He Jing ekspert i firmës ligjore Anjie Law, tha se raporti i paraqitur nga kreu i kësaj Gjykate, Zhou Qiang tregon hapat e ndërmarrë në drejtim të përmirësimit të transparencës në sistemin gjyqësor.

"Mendoj se transparenca është thelbi i zbatimit të ligjit dhe ne duhet ta zhvillojmë më tej. Ju nuk doni një shoqëri ku të mungojë besimi ndaj policisë. Kjo nuk është diçka e mirë. Ndaj duhet të bëjmë më shumë përpjekje në drejtim të reformës në drejtësi dhe gjyqësor", tha vëzhguesi He Jing.

Raporti vjetor i punës së Gjykatës së Lartë Popullore të Kinës, i paraqitur gjatë Asamblesë Kombëtare Popullore bëri të ditur se janë gjykuar 45 mijë raste mitmarrjeje dhe korrupsioni gjatë viteve të fundit. Gjithashtu gjykatat e vendit kanë trajtuar rastet e mbi 30 zyrtarëve të korruptuar në nivel drejtues të provincave. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore