Baoshen : Ulja e varfërisë me rëndësi për promovimin e arsimit

2017-03-13 09:48:31 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri kinez i Arsimit, Chen Baoshen bëri të ditur nxitjen e programit për mësuesit e zonave rurale, pavarësisht sfidave të vazhdueshme. Duke folur gjatë sesioneve të AKP-së ai tha se këtë vit po planifikohet rritja e mbështetjes për arsimin fillor në zonat rurale të vendit.

"Ne do të vazhdojmë zbatimin e planit për mësuesit e fshatrave. Ndërkohë do t'i japim një mbështetje më të madhe shkollave fillore në fshatra si dhe qendrave mësimore. Do të zgjidhim çeshtjen e vendeve të autorizuara të punës për zonat rurale dhe për mësuesit në qytete. Do të njësojmë standardin për zonat urbane dhe rurale", u shpreh ministri i arsimit.

Ministria kineze e Arsimit ka nisur një program për mësuesit e fshatrave në vitin 2015, të cilët përfitojnë mbështetje financiare nëse punojnë në këto zona. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore