"FORBES" analizon marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Kinë

2017-03-13 09:05:47 CRI Komenti juaj Printoni
Prestigjiozja "FORBES" i ka kushtuar një artikull të veçantë Shqipërisë e marrëdhënieve ekonomike që kjo e fundit ka me Kinën.

Në artikull evidentohet fakti se ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë fokusuar te drejtësia dhe reformat e tjera, Kina është duke u fokusuar te zhvillimi.

"Pavarësisht se janë përtej detit Adriatik nga Italia, Shqipëria është shumë e afërt me Kinën në shumë aspekte, si të ishte një nga partnerët kryesor për tregtinë. Nga mijëra milje larg, investimet kineze janë duke ndihmuar në modernizimin e Shqipërisë", thuhet në artikull ndërsa evidentohet fakti se marsin e kaluar, ata u bënë partneri i dytë më i madh tregtar i Shqipërisë, duke lënë pas partnerët tradicionalë si Turqia dhe Greqia.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore