2017-03-13 09:03:17 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje të dielën për një integrim më të madh të sektorit civil me atë ushtarak në Kinë.
Duke folur para përfaqësuesve të delegacionit ushtarak në sesionin vjetor parlamentar, Xi Jinping u shpreh se sektori civil mund të ndihmojë në sigurimin e një mbështetjeje më të madhe shkencore dhe teknologjike për forcat e armatosura.
Kryetari i shtetit kinez ka kërkuar forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe civil lidhur me trajnimin e personelit të lartë ushtarak.
Ai theksoi gjithashtu se, ndërsa teknologjitë civile mund të shërbejnë për qëllime ushtarake, edhe teknologjitë e mbrojtjes mund të përshtaten dhe të zbatohen për përdorim civil.