2017-03-13 20:48:31 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Organi më i lartë politik konsultativ i Kinës mbylli të hënën punimet vjetore.
Kreu i Konferencës Konsultative Politike Yu Zhengsheng bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një shoqërie me mirëqënie të gjithanshme.
Ai e tha këtë në mbledhjen mbyllëse të sesionit vjetor të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.
Në kuadër të sesionit, Yu Zhengsheng u bëri thirrje këshilltarëve politikë të mbeten realistë në punën e tyre.
"Duhet të jemi të ndërgjegjshëm në përmbushjen e detyrave tona dhe t'ia kushtojmë energjinë dhe dijen tonë zhvillimit ekonomik-shoqëror të vendit. Duke e bërë këtë, ne do të përmbushim me sinqeritet detyrat në konsultimin politik dhe mbikëqyrjen, si dhe në bërjen e propozimeve konstruktive për nxitjen e zbatimit të politikave të Partisë, që synojnë përmirësimin e mirëqënies së popullit,"
Mbi 2 mijë anëtarë të KKPPK-së ishin të pranishëm në sesionin e këtij viti në Pekin dhe bënë propozime mbi trajtimin e çështjeve shtetërore.
Anëtarët vijnë nga sfera dhe grupe të ndryshme etnike në Kinë. (Albana)