Kryeministri kinez: do të mbahen premtimet për përmirësimin e jetesës së popullit dhe reformën

2017-03-09 09:22:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang mori pjesë në diskutimin e raportit të veprimtarisë së qeverisë në delegacionin e rajonit autonom Guanxi Zhuang, që po merr pjesë në sesion e 5-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës të legjislaturës së 12-të. Ai tha se sivjet Kina ka detyra të rënda në reformim e zhvillim dhe shpreson se rajoni autonom Guangxi Zhuang të përqëndrojë të gjitha forcat dhe të fokusohet në punët konkrete. Kreu i qeverisë shtoi se duhet të mbahen premtimet për përmirësimin e jetesës së banorëve të kombësive të ndryshme me rezultatin real të reformës e zhvillimit dhe përshpejtohet shkëputja nga varfëria e ish-bazave të luftës revolucionare dhe të zonave kufitare me pakicat kombëare.

Pasi dëgjoi fjalimet e deputetëve, Li Keqiang tha se duhet të forcohet motori i zhvillimit, duke u mbështetur te reforma dhe hapja, si dhe të thellohet reforma e administrimit. Ndër të tjera ai tha:

"Qeveria përgjigjet për gjëra të domosdoshme, si mbikëqyrja. Subjektet në treg kanë nevojë për barazi në konkurrencë. Kompetencat e qeverisë duhet të shndërrohen nga shqyrtimi e miratimi në mbikëqyjen e kontrollin."

Li Keqiang shtoi se qeveria duhet t'u ofrojë shërbime ndërmarrjeve dhe t'u krijojë mjedis të barabartë për zhvillim, të marrë pjesë aktivisht në bashkëpunimin e konkurrencën ndërkombëtare, të nxjerrë motivin e novacionit, që të nxitë ristrukturimin e ekonomisë dhe përshkallëzimin e manifakturës. (Wang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore