2017-03-08 16:34:48 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha të mërkurën se Kina do të vazhdojë të jetë faktor stabiliteti, paqeje, zhvillimi e motor i rritjes ekonomike dhe do të japë kontribut për qeverisjen globale. Ministri e përmblodhi diplomacinë kineze në tre fjalë: vizion, iniciativë dhe qëndrueshmëri.
Wang Yi propozoi që Koreja e Veriut të pezullojë veprimtarinë bërthamore dhe raketore në këmbim të ndalimit të manovrës së përbashkët ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.
"Kina propozon si hap të parë për të çaktivizuar krizën përvijuese, që Koreja e Veriut të ndalojë veprimtarinë e saj bërthamore dhe raketore në këmbim të ndalimit të manovrës së përbashkët ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Ky ndalim i dyanshëm do të na ndihmojë për ta thyer dilemën e sigurisë dhe për t'i sjellë palët në tryezën e bisedimeve. Më pas ne mund të ndjekim një qasje të dyfishtë për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean nga njëra anë dhe nga tjetra vendosjen e një mekanizmi sigurie. Vetëm duke i adresuar shqetësimet e të gjitha palëve në mënyrë të sinkronizuar dhe reciproke, mund të gjenden zgjidhje themelore për paqe dhe stabilitet afatgjatë në Gadishullin Korean."
Wang, që ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën e shtypit gjatë sesionit vjetor parlamentar, i bëri gjithashtu thirrje Koresë së Jugut të ndalojë dislokimin e sistemit amerikan të mbrojtjes nga raketat. (Leftion Peristeri)