Wang Yi: "Kina do vazhdojë kontributin për stabilitetin global, rritjen, paqen dhe qeverisjen"

2017-03-08 11:54:41 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha të mërkurën se Kina do të vazhdojë të jetë faktor stabiliteti, paqeje, zhvillimi, motor i rritjes ekonomike dhe kontribues në qeverisjen globale.

Wang i bëri komentet gjatë konferencës së shtypit me rastin e sesionit vjetor parlamentar.

Ministri e përmblodhi diplomacinë kineze në tre fjalë: vizion, iniciativë dhe qëndrueshmëri.

Vizioni i Kinës është bërë i qartë nëpërmjet disa ideve të parashtruar nga presidenti Xi Jinping, duke përfshirë edhe ndërtimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella dhe ndërtimin e një komuniteti fatesh të përbashkët për mbarë njerëzimin.

Këto ide të reja "përjashtojnë konceptet e vjetër të aleancave dhe ndeshjes apo qasjes ndaj lojës së shumës zero," tha Wang. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore