Kina do të vazhdojë lehtësimin e varfërisë

2017-03-08 10:01:47 CRI Komenti juaj Printoni

Zhvillimi industrial shihet si rruga kryesore për reduktimin e varfërisë në disa rajone të Kinës. Kjo çështje ishte në qendër të vëmendjes gjatë diskutimeve në sesionet vjetore parlamentare që po zhvillohen në Pekin.

Liu Yongfu, kreu i Zyrës së Këshillit të Shtetit për Zbutjen e Varfërisë dhe Zhvillimin, thotë se qeveria po kërkon rrugë për të nxjerrë të gjithë popullsinë nga varfëria brenda vitit 2020.

Vlerësohet se ende rreth 40 milionë njerëz në Kinë jetojnë në kushte të varfërisë.

"Zhvillimi i industrisë ka për qëllim zbutjen e varfërisë. Masa kryesore e skemës për të zhdukur varfërinë është ndërtimi i bizneseve. Qeveria duhet ta drejtojë procesin, por tregu në vetvete duhet të luajë një rol kryesor."

Në raportin e punës së qeverisë, kryeministri kinez Li Keqiang theksoi se këtë vit do të ndihmohen rreth 10 milionë veta në Kinën rurale për të dalë nga varfëria.

Megjithatë, Liu Yongfu pranon se ka ende sfida serioze për uljen e varfërisë.

"Vlerësimi i palëve të treta është faza e dytë. Kjo do të thotë që ne do t'ju besojë institucioneve kërkimore shkencore për të kryer inspektime dhe hetime në nivel lokal. Më pas vlerësimet do t'i paraqiten qeverisë për të kryer analiza të mëtejshme. Ne gjithashtu do ta mbajnë popullatën lokale të vetëdijshëm për ndonjë problem."

Pjesë e punës do të përfshijë dërgimin e zyrtarëve të provincave në zona të ndryshme për të vlerësuar me paanshmëri atë që ndodh në të vërtetë. (Leftion Peristeri)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore