2017-03-07 21:13:17 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë të martën në diskutimet e delegacionit të provincës Liaoning. Xi Jinping vuri në dukje se reforma strukturore në fushën e ofertës është rruga e vetme e rimëkëmbjes së Liaoning-ut. Ai tha se duhet të forcohen ndërmarrjet shtetërore të kësaj province e, në të njëjtën kohë, duhet të formohet një mjedis i mirë politik.
Delegacioni i provincës Liaoning përbëhet nga 98 përfaqësues, 40 nga të cilët marrin pjesë për herë të parë në dy sesionet. Në këtë delegacion përshihen shumë punëtorë, mjekë dhe pedagogë. Të gjitha përfaqësuesit janë rizgjedhur pas zbulimit të rasteve të ryshfetit për blerjen e votave vitin e kaluar. Një gjë e tillë ka treguar probleme serioze në mjedisin politik në këtë provincë. Një ndër përfaqësuesit është edhe Xu Qiang, një punëtor i thjeshtë. Ai humbi në zgjedhje për shkak të problemeve politike në provincë, por pas përsëritjes së votimit, u zgjodh. Ai tha:
"Pas humbjes në zgjedhje, shumë miq më ngushëlluan se humba ngaqë nuk u bëra dhurime votuesve. Unë mendova se humbja ime erdhi nga puna e pamjaftueshme në fushatë dhe aftësitë e dobëta të mia. Më vonë u zgjodha. Kjo gjë pasqyron përmirësimin e mjedisit politik në provincë."
Z. Xi Jinping pyeti në takim sa është numri i përfaqësuesve të rizgjedhur si punëtori i thjeshtë Xu Qiang. Ai theksoi se krahinat me atmosferë të mirë ekonomike dhe shoqërore duhet të kenë edhe një mjedis të mirë politik.
"Ndotja e mjedisit politik shkakton një sërë problemesh, si formimi i grupeve me interesa vetjake dhe dëmtimi i moralit komunist. Duhet të zgjidhen kuadro me moral dhe të krijohet një mjedis i mirë politik," tha presidenti Xi. (Xu Guang)