2017-03-07 18:40:30 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina është përballur me ndotjen e madhe të ajrit për vite me radhë. Kryeministri Li Keqiang tha në një raport të qeverisë se do të punohet më shumë për të trajtuar këtë problem dhe për të ulur dendësinë e grimcave PM2.5 në fushat kryesore sivjet.
Jean Pegouret, kreu i agjencisë "Saphir Eurasia Promotion" me qendër në Francë, shprehet:
"Lidhur me ndotjen, është praktikë e zakonshme gjetja e specialistëve. Nëse ua lëmë vetëm kompanive të pastrojnë ndotjet e tyre, kjo do të sillte kosto më të larta dhe mund të mos jetë efektive. Angazhimi afatgjatë është e nevojshme. Prandaj, do të ishte më mirë t'i kërkohej të njëjtit grup specialistësh me të njëjtën metodë të luftonte ndotjen në fusha të ndryshme."
Kina po eksploron përdorimin e energjisë së ripërtëritshme për të ulur lëshimin e dioksidit të karbonit dhe për të mbrojtur klimën globale.
Ndërkohë, në qendër të diskutimeve ekonomike në të dy sesionet ka qenë edhe nisma kineze "Një Brez dhe Një Rrugë", e cila është mbështetur nga më shumë se 100 vende dhe organizata që kur u propozua në vitin 2013.
Pegouret thotë se nisma do të jetë vendimtare në formimin e marrëdhënieve të reja midis Kinës dhe pjesës tjetër të botës:
"Sipas parashikimit të ri për ekonominë botërore, me vendimin e Britanisë për të lënë Bashkimin Evropian, si dhe reformat e presidentit amerikan Donald Trump në ekonominë e vendit të tij, Forumi për 'Një Brez dhe Një Rrugë' që do të mbahet në maj në Kinë do të bëhet një pikë e rëndësishme fillimi për Kinën për të krijuar bashkëpunim ndërkombëtar me botën. "
Kina ka investuar më shumë se 50 miliardë dollarë amerikanë në vendet përgjatë "Një Brez dhe Një Rrugë" dhe ka bashkëpunuar në projekte në fushën e aviacionit, energjetikës, transportit dhe telekomunikacionit me vendet pjesëmarrëse.