2017-03-06 09:54:52 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sesioni vjetor parlamentar i Kinës pritet t'i ndezë të gjithë motorët sot (e hënë), një ditë pasi kryeministri Li Keqiang mbajti raportin vjetor të punës. Li tha norma vjetore e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto përcaktohet në 6.5 për qind për 2017-n. Ky është objektivi më i ulët i rritjes ekonomike të vendit në 25 vjetët e fundit.
Në raportin vjetor të punës së qeverisë të mbajtur të dielën përpara Asamblesë Kombëtare Popullore, kryeministri Li Keqiang përcaktoi se Kina do ta vendosë objektivin e rritjes ekonomike për këtë vit në rreth 6.5 për qind, normë të cilën kryeministri e konsideroi realiste dhe në përputhje me principet ekonomike.
"Parashikimet tona kyçe për objektivat e zhvillimit për këtë vit janë: rritje e GDP-së me rreth 6.5 për qind ose dhe më të lartë nëse është e mundur në praktikë; Indeksi i Çmimit të Konsumit të rruhet në rreth tre për qind."
Kryeministri tha se objektivi i rritjes ekonomike do të ndihmojë rritjen dhe japë pritshmëri të qëndrueshme, ndërsa shtoi se do të bëhen rregullime strukturore. Objektivi i rritjes ekonomike gjithashtu pritet të ndihmojë për të përmbushur synimin e ndërtimit të një shoqërie relativisht të begatë në të gjithë drejtimet deri në vitin 2020.
Ky është objektivi më i ulët i rritjes ekonomike në 25 vjetët e fundit, më i ultë se 6.7 për qind i vitit të kaluar. Por pavarësisht ngadalësimit, Kina mbetet ekonomia me rritjen më të shpejtë në botë.
Kryeministri premtoi mbështetje për ekonominë reale në një kohë që vendi synon të mbajë një politikë të kujdesshme monetare.
Ai nënvizoi se ekonomia reale ka qenë vazhdimisht baza e zhvillimit të Kinës, ndërsa shtoi se tani paraqitet si detyrë transformimi dhe përmirësimi i saj.
Sipas raportit të punës së qeverisë, Kina do t'i nxitë institucionet financiare të përqendrohen te biznesi i tyre më i madh dhe njëherësh të forcojnë aftësinë për t'i shërbyer ekonomisë reale dhe të ndalojnë hutimin nga qëllimet e tyre të përcaktuara.
Yuan Gangming, një studiues i Institutit të Ekonomiksit pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës, thotë se më e rëndësishmja është ndalimi i financimit të ekonomisë fiktive.
"Para së gjithash, ne duhet të marrin masa për të kufizuar investimet e tepërta në ekonominë fiktive, sidomos në industrinë e pronës. Kjo është e një rëndësie të madhe. Përndryshe, të gjitha kapitalet do të vazhdojnë të rrjedhin në spekulime." (Leftion Peristeri)