KPPKK: "Një brez, një rrugë" sjell shanse të reja për Kinën

2017-03-06 09:02:29 CRI Komenti juaj Printoni

Diskutimet në grup lidhur me nismën "Një brez, një rrugë" kanë vazhduar gjatë punimeve të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.

Li Yining, një nga ekonomistët më në zë të Kinës mori pjesë të djelën në panelin e diskutimit për nismën "Një brez, një rrugë" të kësaj Konference. Ai theksoi se qeveria duhet të fokusohet në kuadër të kësaj nisme në shpërndarjen e energjisë elektrike.

"Një rrjet global i energjisë po formohet në Kinë, përmes të cilit ka mjaftueshëm energji e cila nga Kina Perëndimore mund të transmetohet në Azinë Jugore. Ne i kemi kushtet për të transmetuar energji elektrike të pastër në distancë të madhe", tha ekonomisti Li Yining.

Përveç sugjerimit lidhur me shpërndarjen e energjisë në vendet e nismës "Një brez, një rrugë", zëvendësministri kinez i financave, Zhu Guangyao u bëri thirrje kompanive kineze të zgjerojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet këtij programi.

"Eksportimi i kapacitetit prodhues nga Kina përbën një formë të këtij bashkëpunimi. Kapaciteti ynë i prodhimit është shumë i përparuar, siç mund të shihet përmes të drejtave të pronësisë intelektuale. Përhapja e njohurive praktike dhe teknologjisë së Kinës do të mirëpritet nga vendet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë", duke na krijuar mundësi për thellimin e bashkëpunimit", tha zëvendësministri kinez i financave.

Nisma "Një brez, një rrugë", e prezantuar në vitin 2013 është një plan i qeverisë kineze për krijimin e një rrjeti të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve, që lidh vendet e Azisë, Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Më shumë se 60 vende dhe rajone kanë nënshkruar pjesmarrjen në këtë nismë.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore