Li Keqiang: Kina, ndërtuesi i paqes botërore

2017-03-05 11:36:48 CRI Komenti juaj Printoni

Në fjalën e tij para Asamblesë Kombëtare Popullore të dielën, kryeministri Li Keqiang duke prezantuar raportin e punës së qeverisë që drejton, u ndal dhe në ndryshimin e rendit politik botëror. " Kina do të jetë gjithmonë në anën e paqes, të stabilitetit dhe të drejtës, si ndërtues i paqes në botë dhe kontribues në zhvillimin botëror dhe ruajtjen e rendit ndërkombëtar", tha kryeministri Li Keqiang.

Ai nënvizoi se "Kina do të përqëndrohet në rrugën paqësore të zhvillimit, duke respektuar me vendosmëri autoritetin dhe efektivitetin e multilateralizmit, duke kundërshtuar preteksionizmin e gjitha formave, duke marrë pjesë në qeverisjen globale, me synim që globalizimi ekonomik të zhvillohet nëpërmjet një rruge të drejtë dhe të arsyeshme".

Lidhur me marrëdhëniet mes vendeve të mëdha, kreu i qeverisë kineze tha se duhet të krijohet mjedisi i fqinjësisë së mirë dhe me besim reciprok, të ngrihet niveli i bashkëpunimit mes vendeve në zhvillim, të ofrohen projekte konstruktive për zgjidhjen e problemeve botërore dhe rajonale. (Vera/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore