2017-03-05 11:24:29 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Promovimi i tregtisë së jashtme ka vazhduar në mënyrë të qëndrueshme duke zbatuar politikat e import-eksportit. Janë shtuar përpjekjet për përmirësimin e mjedisit për investimet e huaja. Kina do të hapë dyert më shumë dhe do të vazhdojë të jetë destinacioni më tërheqës për investimet e huaja,tha kreu i qeverisë kineze.
Lidhur me nxitjen e tregtisë së jashtme dhe lehtësimin e investimeve, Li Keqiang nënvizoi se në kuadër të globalizmit ekonomik botëror, Kina do të nxitë bashkëpunimin ekonomik global, duke marrë pjesë aktivisht në negociatat tregtare shumëpalëshe.
"Ne jemi të gatshëm të nxitim krijimin e Zonës së Tregtisë së Lirë Kinë - ASEAN, pas përfundimit të negociatave për një partneriteti ekonomik rajonal, që synon promovimin e kësaj zone. Ndërkohë vazhdon bashkëpunimi me vende dhe rajone të rëndësishme për investime dhe marrëveshje tregtare. Kina është një vend i përgjegjshëm, që përmbush angazhimet dhe mbron me vendosmëri interesat e ligjshme", tha kryeministri kinez.