Li Keqiang: Në 2017 qeveria do të ndjekë një politikë të kujdesshme monetare

2017-03-05 11:09:47 CRI Komenti juaj Printoni

Në raportin e punës së qeverisë, kryeministri Li Keqiang tha se Kina do të ndjekë një politikë monetare të kujdesshme gjatë vitit 2017,me një rritje prej 12% të ofertës monetare M2.

"Ne do të vazhdojmë të ndjekim një politikë monetare të kujdesshme. Oferta monetare M2 parashikohet të rritet rreth 12% gjatë vitit 2017. Ne do të zbatojmë një gamë të gjerë të instrumentave të politikës financiare, të ruajmë stabilitetin e likuiditetit, mbajtjen e normës së interesit në nivelin e duhur dhe të përmirësojmë mekanizmin e transmetimit të politikës monetare", tha kryeministri Li Keqiang.

Objektivi për rritjen këtë vit të ofertës monetare M2 është 1% më i ulët se parashikimi i vitit të kaluar.

Kryeministri theksoi se qeveria do të inkurajojë rrjedhjen e burimeve financiare dhe të japë mbështetje të veçantë të bujqësisë, zonave rurale dhe fermerëve.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore