2017-03-05 10:03:20 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Kryeministri Li Keqiang e deklaroi këtë, të dielën gjatë prezantimit të raportit të punës së qeverisë në ceremoninë e hapjes së sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Qeveria synon të mbajë inflacionin në nivelin 3% këtë vit, krahasuar me 2%, të vitit të kaluar.
Niveli i papunësisë së regjistruar në zonat urbane do të mbahet në 4.5%, dhe këtët vit pritet të krijohen 11 milion vende të reja pune.
Kina do të vazhdojë të synojë uljen e lëshimit nga ndotësit e mëdhenj, me qëllim uljen e konsumit të energjisë për njësi të GDP-së, me të paktën 3.4%. (Eda Merepeza)