Kinë: Buxheti i mbrojtjes do të rritet rreth 7%

2017-03-05 09:55:21 CRI Komenti juaj Printoni

Buxheti i mbrojtjes kombëtare të Kinës në vitin 2017 do të rritet rreth 7%. Sipas zëdhënëses të dy sesioneve vjetore legjislative të Kinës, Fu Ying, buxheti i mbrojtjes do të përbëjë 1.3% të GDP-së së vendit.

"Përsa i përket mosmarrëveshjeve me fqinjët e Kinës, lidhur me çeshtje territoriale dhe detare, ne bëjmë thirrje për një zgjidhje paqësore me dialog dhe bisedime. Në të njejtën kohë, ne kemi nevojë për aftësi për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe të drejtat tona", tha zëdhënësja.

Vitin e kaluar Kina njoftoi një rritje prej 7.6% të buxhetit të mbrojtjes kombëtare, rritja më e ulët në 6 vjet.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore