2017-03-05 09:12:00 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Paraditen e së dielës u hap në Pekin Sesioni i 5-të i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, në të cilin marrin pjesë kreu i shtetit Xi Jinping dhe liderë të tjerë të partisë dhe të shtetit.
Në ceremoninë e hapjes, kryeministri Li Keqiang prezantoi raportin mbi veprimtarinë e qeverisë, duke analizuar punën e qeverisë gjatë vitit të kaluar, si dhe rrugën që do të ndiqet gjatë vitit 2017. Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, Kina do të vazhdojë të jetë një motor i rëndësishëm ekonomik i saj, duke thelluar reformën, që ka hyrë në një fazë kyçe si dhe duke zgjidhur nevojat e popullit në fushën e shëndetësisë, strehimit dhe mbrojtjen e mjedisit. Përgjigjet për të gjitha këto çeshtje janë publikuar në një udhërrëfyes të qeverisë kineze.
Në ditët në vazhdim mbi 3 mijë delegatë të Asamblesë Kombëtare Popullore do të shqyrtojnë raportin e qeverisë dhe në përfundim të sesionit do të votojnë. (Vera/ Eda Merepeza)