2017-03-04 11:47:26 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sesioni i 5-të i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës të legjislaturës së 12-të do të hapet më 5 mars paradite dhe do të mbyllet më 15 mars. Gjatë sesionit do të shqyrtohen 6 raporte të punës si raporti i punës së qeverisë dhe do të shqyrtohet projekt-rregullorja e përgjithshme e Ligjit Civil.
Dy sesionet vjetore të këtij viti po ndiqen nga mbi 3 mijë gazetarë, ndër të cilës gjysma i përkasin mediave të huaja. Mediat e vendeve të ndryshme pritet t'i kushtojnë vëmendje kursit të zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kinës në dy sesionet.
Në konferencën e shtypit, Fu Ying iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve për çeshtje të nxehta kineze e ndërkombëtare. (Fani)