2017-03-04 10:00:39 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në raportin e punës të paraqitur të premten nga kryetari i komitetit të përhershëm të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng në ceremoninë e hapjes së sesionit vjetor thuhet se në vitin 2016, kjo konferencë u angazhua për të përmirësuar nivelin e jetesës së popullit e për të nxitur progresin shoqëror.
Yu Zhengsheng vuri në dukje se vitin e kaluar, komiteti i përhershëm i Konferencës Konsultative Politik të Popullit Kinez nxiti thellimin e reformës në sistemin shëndetësor, shanset e barabarta në arsim dhe rritjen e cilësisë së arsimit, punësimin, duke paraqitur një sërë opinionesh dhe propozimesh në legjislacion, lidhur me kontrollin shoqëror, mbrojtjen e mjedisit, mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore dhe fusha të tjera. (Fani/ Eda Merepeza)