Deklarata e përbashkët e Grupit të Vishegradit

2017-03-03 10:23:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrat e 4 vendeve të Grupit të Vishegradit zhvilluan bisedime në kryeqytetin polak, Varshavë mbi reformën e BE-së pas Brexit për të unifikuar mendimet gjatë samitit të Romës që do të mbahet më 25 mars me rastin e 60-vjetorit të nënshkrimit të "Traktatit të Romës".

Kryeministrat e 4 vendeve përmes një deklarate të përbashkët theksuan domosdoshmërinë e nxitjes së reformës së BE-së dhe të mbrojtjes së unitetit.

Në një konferencë shtypi të organizuar pas bisedimeve, kryeministrja Beata Szydło tha se plani i hartuar nga Grupi i Vishegradit për BE-në "Një Europë më e mirë". Ajo theksoi se ruajtja e unitetit të BE-së është shumë e rëndësishme për të gjitha vendet anëtare dhe se duhet të hapet çdo formë bashkëpunimi në të ardhmen ndaj vendeve anëtare për të siguruar funksionimin efektiv të një tregu të vetëm dhe shmangien e shpërbërjes së zonës Shengen dhe të vetë Bashkimit Europian.

Grupi i Vishegradit u formua në vitin 1991 në qytetin hungarez Vishegrad dhe përbëhet nga katër vende anëtare, Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore