Vendet e BE-së duhet t'i raportojnë komisionit marrëveshjet mbi energjinë

2017-03-03 10:22:45 CRI Komenti juaj Printoni

Parlamenti Europian miratoi të enjten një ligj të ri që u kërkon vendeve anëtare të bllokut të raportojnë përpara zhvillimit të bisedimeve ndërqeveritare mbi energjinë me vende të tjera (jo anëtare), në mënyrë që të mos ndikohet siguria e energjisë e Bashkimit Europian.

Sipas rregullave të reja, para se vendet anëtare të Bashkimit Europian të zhvillojnë bisedime mbi arritjen dhe rishikimin e marrëveshjeve ndërqeveritare mbi energjinë, ato duhet t'i raportojë me shkrim Komisionit Europian. Më parë, një marrëveshje e tillë mund t'u raportoj autoriteteve të Brukselit pasi të nënshkruhej.

Parlamenti u shpreh se ky është hapi i parë ligjor për krijimin e 'Lidhjes Energjetike të Bashkimit Europian'. Ky ligj do ta sigurojë Komisionin të formojë një sistem efikas paraprak.

Institucionet e Bashkimit Europian tani mund të ndërhyjnë që në fazën e hartimit të marrëveshjeve mbi furnizimin me gaz natyror, naftë dhe energji elektrike, për të siguruar që marrëveshjet e reja përputhen me kërkesat ligjore dhe me nevojat e sigurimit të energjisë të Bashkimit Europian. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore