Anëtari i KKPPK-së, optimist për stabilitetin e juanit në 2017-n

2017-03-03 16:47:33 CRI Komenti juaj Printoni

Zëvendëspresidenti i Bankës Industriale dhe Tregtare të Kinës Zhang Hongli, njëkohësisht anëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, është optimist për qëndrueshmërinë e monedhës kineze juan sivjet. Komentet e Zhang-ut bëhen në kushtet kur ka pasur shqetësime rreth daljeve të mëdha të kapitalit nga Kina gjatë viteve të fundit.

Rezerva valutore e Kinës ra në një nivel të ulët rekord vitin e kaluar, nën 3 trilionë dollarë amerikanë, duke çuar në një humbje të besimit nga disa individë dhe biznese te juani. Monedha kineze ka rënë afro 14 për qind ndaj dollarit amerikan që nga gushti 2015.

Zhang tha se beson që daljet e kapitalit janë rezultat i nismave të Kinës për investimet jashtë vendit.

"Nëse flasim për zhvlerësim të juanit, besoj se terminologjia që duhet përdorur është 'luhatje e juanit'. Unë mendoj se, për sa i përket zhvlerësimit, koha më e keqe ka kaluar. Kishte një pritshmëri të fortë vitin e kaluar që juani do të zhvlerësohej, por mendoj se në të vërtetë juani është rritur kundrejt dollarit amerikan këtë vit," u shpreh numri dy i Bankës Industriale dhe Tregtare Zhang Hongli.

Mrekulli
Lajmet Kryesore