Kina thekson "të ardhmen e përbashkët " në përmirësimin e të drejtave të njeriut

2017-03-02 09:44:01 CRI Komenti juaj Printoni

Diplomati kinez i karierës Ma Zhaoxu theksoi të mërkurën se për përmirësimin e mbrotjen e të drejtave të njeriut, të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë për krijimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët, për realizimin e paqes, zhvillimit dhe bashkëpunimit me fitime të përbashkëta.

Ma Zhaoxu, kreu i misionit kinez në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë e bëri deklaratën në emër të një grupi ndër-rajonal me 140 vende, gjatë një takimi të nivelit të lartë të sesionit të 34-të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, të mërkurën.

Ai shtoi se të gjitha vendet duhet të forcojnë aftësinë për përmirësimin e të drejtave të njeriut nëpërmjet bashkëpunimit konkret e efektiv dhe të gjitha aspektet e të drejtave të njeriut duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë.

"Nuk ka qytetërime superiore apo inferiore. Qytetërimet e ndryshme duhet të respektohen njëlloj, të nxitin njeri-tjetrin për arritjen e progresit të përbashkët," tha Ma, duke shtuar se shumëllojshmëria e qytetërimeve duhet të mos bëhet burim konfliktesh globale, por të shërbejë si motor i përparimit njerëzor. (Wang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore