Delegatët e dy sesioneve mbërrijnë në Pekin

2017-03-02 09:29:35 CRI Komenti juaj Printoni

Anëtarët e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez po mbërrijnë në Pekin, për të marrë pjesë në sesionet vjetore, që nisin të premten.

Anëtarët e KKPPK-së janë të ngarkuar për dhënien e propozimeve, lidhur me çeshtje të rëndësishme politike dhe sociale, të cilat ndikojnë në jetën e rajoneve të ndryshme të vendit.

Wang Shijie është një anëtar i KKPPK-së nga provinca e Guizhout.

"Këtë vit do të ngre për diskutim çeshtjen e transportit ujor. Më parë zonat qendrore dhe perëndimore malore fokusoheshin në prodhimin e energjisë elektrike. Për këtë qëllim u ndërtuan shumë diga dhe u krijuan mundësi të shumta, por u ndërpre transporti ujor në disa krahina. Kjo ndërprerje ka krijuar vështirësi për banorët përgjatë lumenjve në zonat qendrore dhe perëndimore të vendit, shumica e të cilëve sigurojnë jetesën me transportin ujor", tha Wang.

 

Nisja e sesioneve të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez do të pasohet të dielën me hapjen e punimeve të Asamblesë Kombëtare Popullore. Dy sesionet janë ngjarjet më të rëndësishme vjetore në kalendarin politik të Kinës.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore