Kinë, hapet nesër sesioni vjetor i KKPPK-së

2017-03-02 19:11:11 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten do të hapet në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin sesioni i 5-të vjetor i Komitetit të 12-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.

Sipas programit, në ceremoninë e hapjes, mbi 2000 anëtarët e KKPPK-së do të dëgjojnë dhe do të shqyrtojnë raportin e punës të Komitetit të Përhershëm të KKPPK-së, si dhe raportin e Komitetit të Përhershëm për punën lidhur me propozimet e paraqitura në sesionin e 4-të të Komitetit të 12-të Kombëtar të KKPPK-së.

Raporti i punës i KKPPK-së do të mbahet nga kryetari i këtij organi Yu Zhengsheng dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga mediat kryesore kineze, si CNR, CCTV, CRI dhe CGTN.

Të premten pasdite, delegacionet pjesëmarrëse në sesionin e 5-të do të zhvillojnë mbledhje për zgjedhjen e kryetarëve dhe nënkryetarëve të këtyre delegacioneve. Krahas kësaj, do të shqyrtohet projektlista me kandidaturat për sekretarin e përgjithshëm dhe anëtarët e presidiumit të sesionit vjetor.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore