Putin: Tërësia territoriale e Sirisë nuk duhet të jetë subjekt i ndërhyrjeve të jashtme

2017-02-24 09:48:16 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Siria është një vend me shumë kombësi e fe dhe tërësia territoriale e këtij vendi nuk duhet të jetë subjekt i ndërhyrjeve të jashtme.

Putin nënvizoi se sigurimi i tërësisë territoriale është kusht paraprak për zgjidhjen e problemit të Sirisë. Detyrat e veprimeve ushtarake të Rusisë në Siri janë goditja kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe mbrojtja e pushtetit të ligjshëm të këtij vendi. Rusia nuk do të ndërhyjë në politikën e brendshme të Sirisë.

Duke folur për rifillimin e bisedimeve paqësore në Gjenevë për problemin e Sirisë, Putin shprehu shpresën se rezultatet e bisedimeve në Astana do të zhvillohen në raundin e ri të bisedimeve në Gjenevë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore