Kina me 5G në 2018-n

2017-02-24 09:41:34 CRI Komenti juaj Printoni

Prodhuesi më i madh kinez i pajisjeve të telekomunikacionit, ZTE, njoftoi planet se teknologjia 5G do të vijë në Kinë rreth tremujorin të tretë të vitit të ardhshëm.

Në bërjen e njoftimit kompania tha se do të paraqesë një produkt të ri për sistemin 5G në Kongresin Botëror të Telefonave, që do të mbahet në Barcelonë.

ZTE, së bashku me partnerët e saj "Qualcomm" dhe "China Mobile", njoftoi planet për testimin e 5G në gjysmën e dytë të këtij viti.

5G do t'u mundësojë përdoruesve një shpejtësi mbi 1 gigabajt për sekondë, e cila është 50 herë më e shpejtë se rrjeti i tanishëm 4G.

Autoritetet e Industrisë thanë se teknologjia e re 5G do të ndihmojë në hapjen e 9.5 milionë vendeve të reja të punës në Kinë deri në vitin 2035. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore