Hapet në Pekin 'Viti i Medias Kinë-Europa Qendrore e Lindore'

2017-02-24 19:58:31 CRI Komenti juaj Printoni
Të premten pasdite, u zhvillua në Pekin ceremonia e çeljes së "Vitit të Mediave Shtetërore, Kinë-Europa Qendrore e Lindore" dhe ceremonia e hapjes së ekspozitës së filmave nga vendet e Europës Qendrore e Lindore. Në ceremoni morën pjesë zv./drejtori i Administratës Shtetërore të Shtypit e Radio-Film-Televizionit Tong Gang, ndihmësministri i Jashtëm Liu Haixing dhe diplomatë të 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore në Kinë.

Në fjalimin e tij, zoti Tong Gang, u shpreh se veprimtaria 'Viti i Medias' do të forcojë shkëmbimet e miqësinë tradicionale midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore duke u sjellë përfitime të dy palëve.

Nga ana e tij, ndihmësministri Liu Haixing shprehu shpresën se vendet e ndryshme do të tregohen aktive duke organizuar aktiviteteve të ndryshme gjatë 'Vitit të Medias' për të thelluar bashkëpunimin midis mediave të ndryshme. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore