30 të vdekur nga shpërthimi i makinës bombë në al-Bab të Sirisë

2017-02-24 18:33:51 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën 30 veta u vranë të premten, kur një makinë bombë e të ashtuquajturit Shteti Islamik, shpërtheu në veri të qytezës al-Bab të Sirisë.

Shënjestër e sulmit ishin rebelët që mbështeten nga Turqia, të cilët, së bashku me forcat turke e morën kontrollin e al-Bab-it një ditë më parë, duke larguar Shtetin Islamik nga pikat kyçe të kufirit me Turqinë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se shumica e viktimave janë nga radhët e rebelëve. Të tjerë aktivistë thonë se bilanci i viktimave arrin deri në 50 veta.

Një ditë më parë, IS-i lajmëroi tërheqjen nga al-Bab-i, i cili tani ndodhet nën kontrollin e forcave turke dhe aleatëve të tyre nga radhët e rebelëve. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore