Viti i Ri Kinez kthehet në një "Javë të Artë Globale"

2017-01-29 09:53:22 CRI Komenti juaj Printoni

Pushimet njëjavore me rastin e Vitit të Ri Kinez, që filluan të premten, pritet të shndërrohen në një "Javë të Artë" për destinacionet e huaja turistike, pasi këtë vit më shumë se 6 milionë turistë kinezë kanë zgjedhur t'i kalojnë pushimet jashtë vendit.

Viti i Ri Kinez ka qenë tradicionalisht një periudhë për bashkimin e familjes, por tani gjithnjë e më shumë kinezë po e festojnë atë duke shkuar jashtë vendit, gjë që ka bërë që Administrata Kombëtare e Turizmit e Kinës ta përshkruajë atë si një "Javë të Artë Globale ".

Që nga viti 2000, pushimet për tre festat më të mëdha në Kinë: Viti i Ri, Një Maji dhe Dita Kombëtare, zgjati nga tri ditë në shtatë ditë, duke u bërë të njohura si "javë të arta".

Shtetet e Bashkuara janë destinacioni më i parapëlqyer për pushime afatgjata gjatë festës së sivjetshme, të ndjekura nga Britania, Spanja, Gjermania dhe Zvicra, ndërsa për pushime afatmesme e afatshkurtra Australia, Zelanda e Re e Tajlanda.

Sipas një raporti nga uebsajti i udhëtimeve "Ctrip", turistët kinezë pritet të shpenzojnë gjithsej 100 miliardë juanë (rreth 14.5 miliardë dollarë amerikanë) gjatë javës së pushimeve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore