Mbërrin në Britani treni i parë kinez i mallrave

2017-01-19 10:30:58 CRI Komenti juaj Printoni

Treni i parë kinez i mallrave në Britani ka mbërritur në Londër të mërkurën.

Treni u nis nga Stacioni Hekurudhor Perëndimor i qytetit Yiwu në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, duke përshkuar më shumë se 12 000 kilometra për rreth 18 ditë, para se mbërrinte në destinacionin e vet në Britani.

Treni ka transportuar mallra të tilla si sende shtëpiake, veshje, çanta dhe valixhe.

Kryeqyteti britanik është qyteti i 15-të europian që i shtohet shërbimit të transportit të mallrave Kinë-Europë.

Ky shërbim pritet të përmirësojë lidhjet tregtare Kinë-Britani dhe të forcojë ndërlidhmërinë e Kinës me Europën Perëndimore, duke kontribuar për nismën e Kinës "Një Brez dhe Një Rrugë, një rrjet infrastrukturor dhe tregtar që lidh 60 vende të Azisë, Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës përgjatë rrugëve të lashta tregtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore