Sergei Lavrov: Moska, gati të zhvillojë bisedimet me qeverinë e re amerikane

2017-01-18 10:06:03 CRI Komenti juaj Printoni
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh se Moska është gati të zhvillojë bisedime me qeverinë e re amerikane.

Lavrovi i tha këto pasi presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump deklaroi se ai mund të konsiderojë të heqë sanksionet ndaj Rusisë nëse Rusia pakëson arsenalin bërthamor.

Lavrov u shpreh se në bisedimet dypalëshe duhet të përfshihen edhe armët supersonike, mbrojtja nga raketat, vendosja e armëve në hapësirë kozmike dhe probleme të tjera.

Lavrov shtoi se Moska fton përfaqësues të qeverisë së re amerikane të marrin pjesë në bisedimet për Sirinë që do të zhvillohen në Kazakistan dhe pret që bashkëpunimi dypalësh në këtë fushë do të jetë më i frytshëm. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore