Kinë, thellim i luftës ndaj korrupsionit në vitin 2017

2017-01-09 20:14:13 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e luftës kundër korrupsionit në Kinë kanë premtuar një qëndrim të ashpër ndaj korrupsionit në vitin 2017 dhe promovimin e qeverisjes së gjithanshme e të rreptë nga ana e Partisë.

Wu Yuliang, zyrtar i lartë në Komisionin Qendror të Kontrollit të Disiplinës të Partisë Komuniste të Kinës, thotë:

"Ne po nxitim reformat në sistemin e mbikëqyrjes në të gjithë vendin. Ne kemi nisur tashmë programe pilot në Pekin, Shanxi dhe Zhejiang. Komisioni mbikëqyrë është një institucion kombëtar për luftën ndaj korrupsionit. Tani është në fazën e hartimit një ligj kombëtar për mbikëqyrjen dhe antikorrupsionin. Ai do t'i paraqitet organit më të lartë legjislativ të vendit për diskutim dhe pastaj do të shpallet. "

Komentet e Wu Yuliang-it u bënë pas përfundimit të dielën të sesionit vjetor të Komisionit Qendror të Kontrollit të Disiplinës.

Pritet që krijimi i një komisioni mbarëkombëtar antikorrupsion të jetë fokusi i luftës kundër korrupsionit brenda vetë PKK-së, pasi shumica e nëpunësve të shtetit në Kinë janë anëtarë partie.

Mrekulli
Lajmet Kryesore